Presidenti Ilir Meta ka dhënë formulën se si duhet të funksionojë demokracia në vend, ku sipas tij zgjedhjet duhet të udhëhiqen nga populli.

Në një bashkëbisedim me studentët ekselentë të UET kreu i shtetit tha se populli duhet të zgjedhë që nga posti i presidentit tek qeveria.

“Unë shpresoj që shqiptarët mos të jenë lodhur nga demokracia. Duke qenë një njeri që ka besim tek drejtësia dhe një politikan që mendon se nuk është i pagabueshëm, besoj se ju mund ta keni dëgjuar që unë kam qenë një avokat i palodhur i zgjedhjeve gjithëpërfshirëse. Kam thënë; zgjedhje për të gjitha. Kam 2 vjet në këtë detyrë. Mandatin e kam për 5 vite. Por për të dhënë shembullin dhe jo vetëm për t’u thënë të tjerëve; që eja të zgjidhemi nga populli. T’ja japim qytetarëve mundësinë që të shprehen, ta ndërrojnë presidentin, qeverinë, opozitën, nëse nuk e bëjnë punën siç duket. T’ua japim qytetarëve këtë mundësi. Duhet të japin qytetarët një platformë, një provë.”, pohoi ai.

Presidenti u pyet nga një studente për faktin nëse ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë një klasë e re politike, ndërsa ai u përgjigj se; “Nuk mund të bëhen zëvendësimet në mënyrë mekanike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb