Pas daljes nga burgu të Fjolla Morinës, në media u përfol se ajo i ka dhënë fund martesës me biznesmenin, Fisnik Syla. Dyshimet e para lindën, kur dyshja nuk ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Lidhur me këto zëra, nuk kanë reaguar asnjë nga dy personazhet e sipërpërmendur. Mirëpo, Fisniku, ka zgjedhur të pëlqeje disa foto që Fjolla ka publikuar në rrjete sociale.

Pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin. Kjo duket se “ndarja” është një strategji e tyre. Një gjë të tillë e nënkuptoi vetë Fisniku pak ditë më parë.

Gjatë një bisede live me ndjekësit e tij, biznesmeni u pyet nëse ka qenë avokati që iu ka kërkuar të fshinë fotot bashkë nga rrjetet sociale. Ai nuk ka mohuar asgjë por është përgjigjur: “Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb