Kryetarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se për ditën e zgjedhjeve u vendos një protokoll anti-covid që duhej të zbatohej në qendrat e votimit.

Në një konferencë për mediat, Rakacolli theksoi se ky protokoll iu vu në dispozicion dhe KQZ-së.

“Siç jeni në dijeni, edhe nga raportimet tona para zgjedhjeve, është vendosur protokoll për covid, në të gjitha qendrat e votimit. KQZ ka pasur protokoll se si do të zbatohej protokolli. Kemi pasur grupe në teren, që kanë vijuar respektimin e masave.”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb