Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, ka njoftuar se më parë në SHBA kanë fluturuar të paktën katër balona spiunazhi kinezë. Sipas DASH balonat kineze kishin fluturuar në vende me interes për Kinën, por nuk përmendet nëse balonat kishin lëvizur edhe mbi bazën ushtarake amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndanë informacione me dhjetëra vende në mbarë botën për një balonë spiune kineze të rrëzuar të shtunën mbi ujërat territoriale të SHBA-së.

Sipas Blinken, me Stoltenberg u zhvilluan bisedime për sfidat taktike sistematike që Kina i paraqet Aleancës së Atlantikut të Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb