TIRANE

Einxhel Shkira ka arritur që ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private. Moderatorja e sportit është treguar mjaft e rezervuar për sa i përket lidhjes së dashurisë.

Megjithatë në një mini-intervistë të zhvilluar me ndjekësit në Instagram, ka vendosur që të flasë hapur. Moderatorja e sportit zbuloi se aktualisht nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj. Einxhel Shkira u shpreh se nuk ka pasur shumë të dashur për shkak të paragjykimeve të tyre për femrat. Je në një lidhje me ndonjë personazh të famshëm,”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Për ty dhe gjithë mesazhet e tjera të ngjashme: Nuk jam në një lidhje me askënd, të famshëm apo jo. Askush nuk është i dashuri im,“– iu përgjigj ajo.

Gjithashtu nuk mungoi as kurioziteti ndaj prirjeve seksuale të Einxhel Shkirës, pasi një prej tyre e pyeti nëse është biseksuale.

“Jo”- iu përgjigj ajo. Një pyetje tjetër ishte nëse buzët e saj ishin të vërteta apo i kishte bërë operacion. Dhe moderatorja bukuroshe e lodhur nga kjo pyetje që i bëhet shpesh tha se për herë të fundit përgjigjet.

“Hera e fundit që i përgjigjem kësaj pyetje. I kam të miat dhe vetëm të miat”-shkruan bukuroshja.
Ndërkaq, Einxhel Shkira paralajmëroi se nuk do rikthehet më në projektet televizive, pasi dëshiron të gjejë diçka ku të jetë 100% vetëvetja dhe jo ti censurohet fjala.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: