TIRANE

Fifi dhe banori tjetër i “Big Brother VIP”, Granit Cana, po vazhdojnë të jenë më të komentuarit brenda shtëpisë. Ata vazhdimisht ngacmohen me njëri-tjetrin pavarësisht se kanë rënë dakord të jenë vetëm miq të mirë.

Pavarësisht gjithë kësaj, ish-futbollisti së fundmi ka marrë disa përqafime të një pas njëshme në qafë ndërsa vazhdoi t’i thoshte disa fjalë romantike.

“A je shpirti im, të kam shpirt”, kanë qenë fjalët e Canës drejtuar këngëtares nga Ferizaj.

Duket se dyshja po ruan një raport të afërt teksa në anën tjetër po marrin edhe këshilla nga njëri-tjetri.

Këto ditë, Filloreta Raçi i ka dhënë disa këshilla Granitit për ish-të dashurën e tij, e cila ia dërgoi një letër të premten e kaluar.
Ajo madje vazhdimisht i ka thënë se duhet ta tregoj veten dhe të shfaqet në lojë si është në të vërtetë.
Të dy banorët kanë deklaruar se kanë jashtë partnerët e tyre me të cilët janë akoma të dashuruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: