TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se kombinacionet Basha-Rama në parlament marrin fund. I pyetur se a është i gatshëm të shkojë në forumet e PD për vendimin ndaj tij non grata dhe përjashtimin nga grupi, Berisha tha se çdo demokrat ka të drejtë ta çojë në të gjitha forumet.

Z. Berisha a do ndërmerrni hapa që grupi parlamentar i PD-së të jetë i plotë në parlament, pasi pavarësisht se ju merrni pjesë në parlament, figuroni si grup i pavarur?
Kombinacionet Basha-Rama marrin fund. Ato janë kombinacione antiligjore Basha-Rama. Ajo kohë merr fund. Ai vendim ka qenë nul. Unë para atij vendimi, midis momentit që ta gjykonin një vendim të paqenë organet e partisë dhe anëtarësia e partisë, unë zgjodha anëtarësinë e partisë. Anëtarësia e partisë e gjykoi atë dhe i dha Lulzim Bashës shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor. Sot ai nuk është më këtu, dha dorëheqjen.

Z.Berisha ju e keni akuzuar z. Basha se vendimin për t’ju përjashtuar nga grupi parlamentar e ka marrë vetë dhe jo me votë. A jeni i gatshëm të shkoni në forumet e PD për vendimin tuaj non grata?
Absolutisht cilido demokrat ka të drejtë ta çojë në të gjitha forumet. Forumet janë Kuvendi, janë Këshilli Kombëtar, i cili nuk ekziston tani. Do mblidhet Kuvendi, do zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe çdo njeri ka të drejtë të propozojë.

Z. Berisha ju keni paralajmëruar që e njihni grupin parlamentar si organ legjitim, por Alibeaj vijon të këmbëngulë që ju të mos jeni pjesë?
Se e njoh grupin unë, nuk do të thotë që Enkelejdi është grupi. Është kryetar i grupit deri sa të qartësohen të gjitha problemet. Jemi në një proces dhe në proces e sipër ai mund të qëndrojë kryetar. Nuk kam ndonjë kundërshtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb