Mohamed Salah ka arritur sot në Spanjë për t’u rikuperuar për dëmtimin që pësoi në shpatull në finale të “Championsit” kundër Real Madrid.

Me një veshje të thjeshtë, i buzëqeshur dhe shoqëror, sulmuesi i Liverpool u paraqit në aeroport. Vetminë e tij e theu një gazetar spanjoll i cili e ‘bombardoi’ menjëherë futbollistin me pyetje.

4CBA7F1A00000578-5782995-Salah_s_silence_will_do_little_to_soothe_worried_Egypt_fans_that-a-220_1527605078816

Por Salah i cili mbante një kapuç në kokë refuzoi t’i përgjigjej. Gazetari i “El Chiringuito TV” fillimisht i kërkoi një përgjigjje për pyetjen “a do të jeni gati për Botërorin”, më pas “a mendoni se Ramos iu dëmtoi qëllimisht në finale të Championsit”, dhe e mbylli me “ a do të luani për Realin sezonin e ardhshëm?”

Edhe kur gazetari nisi të bënte pyetje më të buta si “si jeni? Shumë njerëz janë të shqetësuar për dëmtimin tënd”- Salah e injoroi atë.

Dëmtimi i futbollistit egjiptian irritoi shumë bashkëkombësit e tij të cilët rrezikojnë ta luajnë ndeshjen e parë të Botërorit kundër Argjentinës pa atë në fushë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb