Analisti politik Valery Solovei pohoi se në shkurt 2020, presidenti rus iu nënshtrua një operacioni urgjent për një rast të mundshëm të kancerit në pjesën e barkut.

Solovei, i cili thotë se ka burime të afërta me Kremlinin, tha për sëmundjet e Putinit:

“Njëra është e natyrës psiko-neurologjike, tjetra është një problem kanceri. Nëse dikush është i interesuar për diagnozën e saktë, unë nuk jam mjek dhe nuk kam të drejtë etike t’i zbuloj këto probleme. Diagnoza e dytë është shumë, shumë më e rrezikshme se diagnoza e parë, pasi Parkinson nuk kërcënon vetëm gjendjen fizike dhe kufizon paraqitjet publike, por ka një diagnozë fatale. Në bazë të këtij informacioni, njerëzit do të jenë në gjendje të nxjerrin një përfundim për horizontin e tij të jetës, i cili nuk do të kërkonte as edukim mjekësor të specializuar”, është shprehur ai duke shtuar se informacionet i ka marë nga burime të afërta me Kremlinin.

Kremlini ka mohuar me vendosmëri çdo problem me shëndetin e Presidentit në kohën kur The Sun zbuloi se ai mund të vuante nga Parkinsoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb