Real Madrid ndodhet në Arabinë Saudite për t’u përgatitur për finalen e Superkupës së Spanjës, e planifikuar për sonte (e diel) në orën 20:00 kundër Barcelonës.

“El Clasico” do të luhet në vendin ku është transferuar të luajë Cristiano Ronaldo, i cili nuk mundi të rezistojë dhe shkoi për t’i përshëndetur miqtë e tij të vjetër të Realit si një lojtar i ri i Al Nassr. Megjithatë, jo Benzema.

Vetë sulmuesi francez shpjegoi arsyen. Në konferencën për shtyp në prag të finales, Benzema “dribloi” zërat që e akuzonin se nuk e kishte përshëndetur Ronaldon: “Mendoj se Cristiano është mirë këtu. Dje ishte këtu me ne, i uroj sa më shumë gola dhe të bëjë diferencën.

Para gjithçkaje, nuk kemi nevojë për një foto për të thënë se jemi miq. Fotot shkojnë në Instagram ose Tëitter dhe kjo është një botë tjetër që nuk kam nevojë për të. Ne ishim në stërvitje dhe ai erdhi atje. Unë nuk pata kohë për ta përshëndetur, sepse më pas ai filloi të stërvitet dhe që atëherë nuk e kam parë. Shpresoj ta shoh nesër për ta përshëndetur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb