Gazetarja Klodiana Lala, e cila përcolli live për News24 që prej ditësh së djeshme zhvillimet e fundit që vinin nga veri i Kosovës, deklaroi se ekziston mundësia pjesë e grupit kriminal që sulmoi mund të jenë dhe pjesëtarë të grupit mercenar ‘Wagner’.

E ftuar në ‘Open’ në News24 Lala tha se këto dyshime i kanë dhe autoritetet kosovare, ndërsa ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“E kemi pyetur jo vetëm ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë së Kosovës, për grupin Wanger. Ekziston mundësi që të ketë pasur anëtarë të grupit në Kosovë.

Ata thanë se pjesë e këtij grupi mund të jenë dhe shtetas rusë, por nuk u specifikua. Policia e Kosovës nuk i ka të identifikuar të gjithë anëtarët e grupit kriminal, por ata kërkuan kohë për hetimet.”, -tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb