Roveri Curiosity i Nasës ka zbuluar molekula të reja organike rezistente në shkëmbinjtë sedimentarë prej 3 mijë milionë vitesh në Mars. Zbulimi i publikuar në revistën “Science” rrit mundësitë që një regjistër i banueshëm dhe i jetës marsiane të jetë ruajtur pavarsisht nga kushtet ekstreme të fqinjit tonë. Në një komunikatë, udhëheqësi i këtij studimi Jen Eingenbrode shprehet se sipërfaqja marsiane është e ekspozuar ndaj rrezatimit të hapsirës dhe ndaj produkteve kimike agresive që shpërbëjnë materien organike dhe për këtë arsye gjetja e molekulave organike të vjetra të një epoke, në të cilën Marsi mund të ketë qenë populluar është ogur i mirë për ne.

Molekulat organike përmbajnë karbon dhe hidrogjen dhe mund të përfshijnë oksigjenin, nitrogjenin dhe elemente të tjera. Përbërësit organikë janë të lidhur me jetën, por edhe mund të jenë krijuar nga procese biologjike, procese të njohura si kimia organike abiotike. Nuk ka ndonjë mënyrë që Curiosity të përcaktojë, nëse materialet vijnë ose jo nga ndonjë jetë e vjetër marsiane.

-Qoftë të një regjistri të një jete antike, qoftë ushqim për jetën ekzistuese ose që ka ekzistuar në mungesë të jetës, materiali organike në materiet marsiane përmban pista kimike mbi kushtet dhe proceset planetare, – shton Eigenbrode. Para 10 vitesh një studim tjetër gjeti karbon endemik në 10 meteorë marsianë që janë të krahasueshëm me zbulimin e Curiosity-it. Ashtu si materialet e meteorëve, shkëmbinjtë e marrë në shqyrtim nga Curiosity duhet të nxehen nga instrumente të roverit në temperatura shumë të larta nga 500-800 gradë celcius në mënyrë të tillë që përbërësit organikë të çlirohen si gaze.
Meqë hidrokarburet çlirohen në temperatura të larta mund të vijnë molekula organike më të mëdha dhe rezistente brenda shkëmbinjve. Analiza e Curiosity-it tregon se para mijëra milonë vitesh një liqen brenda kraterit Gale (aty ku janë gjetur përbërësit) përmbante të gjithë përbërësit e nevojshëm për jetën, duke përfshirë edhe përbërësit kimikë, burimet e energjisë dhe ujin e lëngshëm. Rezultatet tregojnë përqendrime të karbonit organik 10 për një milionë ose më shumë. Kjo është afërsisht sasia e observuar në meteorin marsian dhe afërsisht 100 herë më e madhe se zbulimet e mëparshme të karbonit organik. Gjetja e karbonit të antik të ruajtur në sipërfaqen e Marsit jep shpresa se dy roverat Mars 2020 dhe Exomars të gjejnë akoma më shumë përbërës organikë si në sipërfaqe edhe në thellësi.

A ka jetë në Mars? – pyet Michael Meyer, shkencëtar i Nasës. – Nuk e dimë, por këto rezultate na thonë që jemi në udhën e duhur. Objektivi tjetër është analizimi i materialit që merret kur nxehet në më pak se 600 gradë celcius, aty janë molekulat që japin të dhëna të një aktiviteti biologjik ose të kimisë abiotike që mund të japin jetë. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: