TIRANE- Gazetarja Klodiana Lala tha se biznesmeni O.S, i cili u ndalua në Elbasan pak ditë më parë dhe iu gjeten mbi 800 mijë euro dhe dy patentat lundrimi në emër të Saimir Tahiri nuk ka lidhje me këtë të fundit.

E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, Klodiana Lala tha se ata nuk kanë udhëtuar bashkë në makinë ndryshe nga sa pretendon opozita.

“Biznesmeni O.S ka thënë se nuk ka lidhje me Saimir Tahirin. Ka një foto ku kanë dalë të dy, por kjo është në kontekstin e punës, pasi ai është biznesmen. O.S ka thënë se ka njohje me shoferin e Tahirit dhe se atë ditë që u ndalua ishte me shoferin e Tahirit. Është bërë edhe një kërkesë për bankat e nivelit të dytë nëse është paraqitur O.S për të tërhequr paratë. Nuk rezulton të ketë udhëtuar në të njëjtin automjet biznesmeni O.S me Tahirin, por me makina të ndryshme. Tahiri nuk rezulton të ketë në pronësi ndonjë skaf”- tha Lala.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: