Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli deklaroi se nuk ka marrë ofertë nga VV për bashkëpunim para zgjedhjeve të 14 shkurtit. “Në këto zgjedhje jo”, tha Pacolli.

Pacolli i cili është kandidat për deputet në listën e LDK-së ka folur për raportet mes AKR-së dhe VV-së në të kaluarën.

“Në zgjedhjet e parafundit intensivisht kemi punuar mbi gjashtë muaj në harmonizimin e programit dhe nuk patëm fat për shkak të divergjencave nuk kemi shkuar më tutje. Nuk kemi pasur ofertë prej VV-së por situata është keqësuar jashtëzakonisht prej fajit të tyre. Ata konsiderojnë se unë e kam votuar qeverinë Hoti”, -sqaroi Pacolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb