Deputeti i PD Edi Paloka, i ftuar në emisionin ‘Frontline’ foli për procesin e zgjedhjes së presidentit si edhe zhvillimet e brendshme në PD.

Biseda është shoqëruar me diskutime dhe replika mes gazetares Marsela Karapanço dhe deputetit të PD, pasi u pyet lidhur me afatin e mandatit të Komisionit, ndërsa tashmë kanë kaluar katër muaj.

Paloka u shpreh se çdo mandat ka një afat dhe në momentin që për një arsye apo një tjetër ai vazhdon atëherë institucioni nuk mund të qëndrojë bosh.

Pas insistimeve të gazetares Karapanço, për të shpjeguar dhe sqaruar opinionin publik për këtë çështje Paloka nuk ka ngurruar të ironizojë edhe kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur: “O Zot i madh po më bën të bëj si Rama tani…”

Pjesë nga debati:

A është pa mandate Komisioni tani?

Paloka: Në asnjë mënyrë…Komisioni vazhdon deri sa të zgjidhen organet e reja drejtuese…Përfundon kompetenca sapo përfundon organi pasardhës…O Zot i madh po më bën të bëj si Rama tani..

Paloka: Sapo të dhashë shembuj, çdo mandat ka një afat dhe në institucionin më idiot, kur nuk zëvendësohet për një arsye apo tjetër ai vazhdon funksionin sepse nuk mund të rrijë institucioni bosh. Nuk mund të lihet një institucion bosh sepse do të ishte katrahurë tani.

Ka kaluar katër muaj dhe Komisioni vazhdon të qëndrojë në detyrë?

Paloka: O Zot i madh…Hej Zot…

E keni shkruar në statut jo më shumë se katër muaj?

Paloka: Po të ishte ashtu, po të ishim gabim do të na hidhte në gjyq Alibeaj dhe Gaz Bardhi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb