Ndërsa ka folur për zgjedhjet e 6 Marsit dhe mënyrën se si do të përfaqësohet politikisht, Sali Berisha tha se është duke shqyrtuar me ekspertët dy mundësi: Atë të daljes me kandidatë të pavarur ose me një koalicion, ku po bisedohet me të gjitha partitë opozitare.

Por gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion”, analisti Lorenc Vangjeli i kërkoi Berishës të pranojë se marrëveshja tashmë është mbyllur me LSI dhe se emri i koalicionit do të jetë Partitë Demokratike. Berisha ndërkohë tha se ka negociata me të gjitha partitë dhe se do jenë kandidatë të aleancës.

Pjesë nga diskutimi në studio

Vangjeli: Pse nuk rrëfeni që jeni duke mbyllur në mos e keni mbyllur marrëveshjen me LSI për të hyrë në zgjedhje dhe madje emri i koalicionit tuaj do të jetë Partitë Demokratike!

Fevziu: Ka negociata me LSI?

Berisha: Me të gjitha partitë.

Fatjona Mejdini: Nuk mund të futeni në koalicion kur nuk jeni regjistruar si parti politike. Kandidatët tuaj do të jenë si të pavarur?

Berisha: Do të jenë kandidatë të aleancës.

Fatjona Mejdini: Aleanca përfaqësohet nga parti, ju nuk përfaqësoni një parti…

Berisha: Përfaqësojmë revolucionin.

Vangjeli: Emri i koalicionit është partitë demokratike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: