Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani , i pyetur nëse është dhënë garanci sovrane gjatë periudhës kohore kur ai ka qenë në detyrë, u shpreh se nuk e kujton të ketë ndodhur diçka e tillë.

Ndërkohë Cani bëri me dije se nuk kanë pasur në tagër ndërprerjen  e procedurave.

Pjesë nga biseda:

pyetje: A ka negociuar Ministria e Financave, apo direkt zyra e kryeministrit për të marrë kredi për të mbështetur këtë projekt?

Cani: Në dijeninë time jo.

A është dhënë garanci sovrane për sa kohë keni qenë ju në Ministri të Financave?

Cani: Për sa kujtoj unë jo.

Denaj: Garancitë sovrane ndaj një kompanie private, nuk jepen drejtpërdrejtë nga qeveria, kanalizohen nëpërmjet një sektori bankar. Ndaj të mos spekulojmë me garanci sovrane, as në rastin konkret. Detyrimi ligjor është ngushtësisht i lidhur për mbështetje financiare. Pjesa e Ministrisë së Financave është e lidhur për mbështetje Financiare.

Cani: Ndoshta rrisqet janë pak më detyruese që ne ti shkruanin , për arsye që katër apo pesë nene nga ingranojnë edhe me rrisqet. Nganjëherë rrisqet mund të nxjerrin shpenzime më të mëdha. Por unë thash që Ministria e Financave ka dëshirë që pagesa të bëhet në fund, negociatat janë çështje që shkon me mendjen tënde,  vjen gjysmë për gjysmë dhe quhesh i fituar. Ne na pëlqente edhe që pagesa të shtyhej në kohë, nëse do ta fusnim në minutën e fundit këtë emergjenca kuptohet që do kishe diçka tjetër.

Denaj: Emergjencat ishin fakt. Por është e gabuar qasja që përpara se të shikohet procedura, të vendoset kjo shumë në buxhet afatmesëm apo detyrim ligjor?

Cani: Në buxhetin afatmesëm ndonjëherë vendosen edhe dëshira. Buxheti afatmesëm është shumë relaksues sepse çdo vit rishikohet…

Tabaku: Ku ekziston në ligj koncepti, miratimi në parim?

Cani: Ne themi nga ana formale është plotësuar dhe ne nuk mund ta ndërpresim procedurën sepse nuk kemi tagër. Ne e kemi dhënë pëlqimin quhet e mbaruar…Nuk mund të mohoj dhënien e pëlqimit.

Tabaku: Do t’ju kem si etalon zonja Felja gjatë gjithë karrierës time…. Zoti Cani në shkresa përmendi disa herë, pas bisedave është e vërtetë që keni pasur takim tek kryeministri Edi Rama në praninë e Ahmetajt?

Cani: Jo nuk me kujtohet…

Pyetje: A keni dhënë dakordësi për fitimin e bonusit për trajtimin e impianteve në Fier?

Cani: Meqënëse nuk ka efekte në buxhet, nuk ka vërejtje…

Boçi: Si në inceneratorin e Elbasanit dhe në Fier mbështetje është 100%, ju duket korrekte që të jepet kjo mbështetje nga buxheti

Cani: Këtë nuk e di  të jetë 100%, por hapësira ligjore e thotë, me apo pa mbështetje buxhetore. Atë që shteti nuk e bënë dot, e bën dikush në privat, ky është kuptimi i koncesioneve dhe kuptohet që do të shlyhet…

Boçi: Në rastin  e miratimit të Elbasanit u mor në konsideratë emergjenca mjedisore. Cila emergjencë ajo kombëtare e shkurtit të 14 apo e Këshillit Bashkia të Elbasanit?

Cani: Nuk fola për emergjencë lidhur me vkm që kemi refuzuar, por edhe sikur të ishte emergjencë edhe ta kemi refuzuar nuk shkon. Unë emergjencën nuk e kam përmendur thjesht i jam referuar ligjit…Ne na u kërkua mendim për një vendim që ishte në kundërshtim ligjin dhe e kemi thënë. Unë kam qenë ministër financash jo autoritet kontraktues…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb