TIRANË- Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi ka dhënë edhe një prononcim për marrëdhënien mes qeverisë dhe kuvendit, kur tha se ky i fundit mund të ushtrojë presion mbi qeverinë dhe jo anasjelltas.

I pyetur nëse mendon se ka nevojë për ndryshime në qeveri, Ruçi tha se do të ushtrojë kompetencat e tij si kryetar i parlamentit për instrumentet e parlamentit dhe se do të mirëpriste çdo nismë nga forcat politike.

“Për ndryshimet në qeveri nuk është detyra ime. Unë si kryetar i parlamentit do të mirëprisja që të gjitha instrumentit e parlamentit në momentin dhe kohën që ato do të kërkoheshin do të ushtroja të gjitha kompetencat e mia si kryetar i parlamentit që parlamenti të shprehej. Do të mirëprisja çdo nismë nga opozita apo pozita”, deklaroi Ruçi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb