Avokati i ish-deputetit të PS Alqi Bllako u pyet sot pas seancës në GJKKO nëse kishte në plan arratinë pas masës së arrestit të dhënë ndaj tij dhe madje kishte udhëtuar për në Kosovë. Avokati Sokol Hazizaj tha se media është e lirë të flasë, por kjo nuk tregon të vërtetën.

“Mendoj që urdhrat e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës nga organi procedural nuk janë urdhrat e medias, ju nuk arrestoni, ju jeni të lirë të flisni, por kjo nuk tregon të vërtetën”, tha Hazizaj.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë deklaratë në gjyq nga Bllako, ai tha se e drejta e pranimit të dokumentit nuk përbën fajësi penale.
“Ne kemi qenë në të njëjtën linjë, e drejta administrative e pranimit të dokumentit është e drejtë normale e nuk përbën fajësi penale”, tha Hazizaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb