Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur disa nga shqetësimet kryesore që kanë qytetarët në këtë periudhë të vështirë të izolimit nga koronavirusi.

Në komunikimin live në “Facebook”, Rama është ndalur te disa nga shqetësimet e qytetarëve, që nga lëvizja nga një qytet në tjetrin, vizita në spitale, apo riatdhesimi.

Mes të tjerash, kryeministri ka thënë se “Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti, për biznesin e madh një pjese do i shtyhen deri në fund të shtatorit”.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet:

Pyetje: Si mund të shkoj në spital?
Rama: Nëse ke një letër se duhet të shkosh në spital, mund të shkosh, në të kundërt jo.
Pyetje: Jemi cift pensionistësh, na ka zënë karantina në Tiranë, kur mund të ikim në Berat?
Rama: Edhe pak, dhe do të ikni. Me ndihmën e Zotit dhe luftën që po bëjmë, le të shpresojmë të hapemi sipas planit.

Pyetje: Jam në Gjermani, kam prerë biletën me një kompani tjetër, a mund të vij?
Rama: Si mund të vish në Shqipëri me këtë kompani, që nuk vjen. Qendrat tregtare do të hapen të fundit. Ndërsa hapja e kufijve nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga vendet e tjera.

Pyetje: A do të ketë një paketë ndihme për Forcat e Armatosura?
Rama:
Paketë për Forcat e Armatosura? Pse, ata janë në punë dhe po shërbejnë. Sot nuk është koha për të bërë paketa pë rata që janë në krye të detyrës, por për të mbështetur ata që janë në hallin që nuk kanë mundësi të punojnë, që nuk dalin dot, që punojnë në të zezë.
Pyetje: A ka ndonjë shans që nga gushti të jenë hapur doganat?
Rama: Uroj shumë që para se nga gushti të jenë hapur, por armiku i padukshëm është këtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb