Ekspert i Real-Estate Dritan Leka u shpreh në emisionin “LOG.” se nuk ka krizë në tregun e pasurive të paluajtshme. Duke iu referuar teorive se është rritur stoku i banesave të pashitura, Leka tha se ka stok pronash të blera, por jo të pashitura. Sipas tij, kjo është arsyeja pse janë rritur çmimet.

“Nuk ka krizë në shitjen e pasurive të paluajtshme. Në Sarandë çmimet janë rritur mbi 2 mijë, sa më afër gjeografikisht me detin, rriten më shumë”, tha eksperti i Real-Estate Dritan Leka.

Ndërsa dekani i universitetit “Luarasi”, Sherif Bundo u shpreh se tregu i pasurive të paluajtshme është bërë problem që BSH duhet t’i marrë parasysh.

Ka një numër të madh banesash që nuk konsumojnë energji. Ka ndërhyrje nga burime jo institucionale që e shqetësojnë BSH. Ka akte blerje shitje jo me çmimin real. Dhe agjencitë imobiliare të përfshira”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb