TIRANË- Drejtori i Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit Idajet Faskaj ka deklaruar në “Studio e Hapur” në News24 se policia do vijojë luftën frontale ndaj krimit. I pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse ka realisht të paprekshëm në Shqipëri, Faskaj tha se toleranca është zero. Ai ka treguar gjithashtu se nga grupet kriminale të evidentuara 60% kanë aktivitet brenda vendit dhe 40% edhe shtrirje ndërkombëtare, raporton “BalkanWeb”.

A ka më realisht të paprekshëm?
Policia ka marrë këtë emision të përballet me krimin dhe nuk ka elementë kriminal që policia mos t’i ketë çuar para drejtësisë. Kjo luftë do vijojë. Përballja është frontale dhe me tolerancë zero, përballë çdo ngjyre.

Policia është në ato kapacitete që jo vetë të përballet me kriminalitetin brenda vendit por dhe me ato grupe kriminale që ka shtrirje në të gjithë vendin.

Cilat janë ato banda më të rrezikshme?
Çdo vit policia bën dy raporte, për të krijuar një tablo të plotë të aktivitetit kriminal dhe për të orientuar policinë në masat që do marrin. Nga grupet kriminale të evidentuara 60% kanë aktivitet brenda vendit dhe 40% edhe shtrirje ndërkombëtare. Kryesisht grupe kriminale të shtrira në trafiqe, drogë, prostitucion. Në shtete të ndryshme.

Turqia është bashkëveprimi më i fortë?
Kryesisht janë vendet kufitare, siç është Italia por edhe Belgjika dhe Turqia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: