TIRANE – “Nuk ka patur asnjë masë për Dakon” – kështu shprehet këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme, Denion Ndrenika pas interesimit të ‘BalkanWeb‘, në lidhje me urdher arrestin e pretenduar nga opozita, për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Dako është vënë së fundi në qendër të akuzave të opozitës sipas së cilës kryebashkiaku i Durrësit, rezulton të jetë zbuluar në përgjimet e prokurorisë në dosjen ‘Vol-Vo 4”, në kuadër të së cilës policia ka arrestuar 34 persona. Ndersa demokratet pretendojne se po fshihet urdher arresti per kreun e Bashkise se Durresit, Vangjush Dako.

Në vijim Keshilltari i Prokurorise se Pergjithshme nuk pranoi të komentojë nëse kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është ose jo nën hetim në lidhje me këtë dosje.

Një ditë më parë, por edhe gjatë ditës së sotme kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se po pengohen hetimet për Kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe për këtë po shpenzohen miliona për fshehjen e fletë-arresteve. Basha e konsideroi Vangjush Dakon si ‘peshkun e madh’ të kësaj dosjes ‘Vol-Vo4’, ndërsa u shpreh se po shpenzohen para për ta mbrojtura at, e po jepen  miliona për të hequr fletë-arrestet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb