TIRANË

Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Anila Smorgrav iu bëri apel palëve politike në Shqipëri të bëjnë sistemin për të mundësuar votimin e emigrantëve.

E pyetur nëse partitë kanë frikë nga vota e emigrantëve, Smorgrav tha në “Real Story” në News24 se ka një hezitim dhe se palët vetëm kanë premtuar.

“Kanë një hezitim të jashtëzakonshëm, vetëm kanë premtuar nga të gjitha palët. Thonë diaspora pjesa më e rëndësishme kur vjen puna tek implementimi ndalen me teorinë që vetëm ata dinë ta implementojnë. Nëse bllokohet, pas 4 vitesh do jemi prapë në të njëjtën situatë. Dhe sikur të mos ketë mundësinë KQZ-ja t’i dërgojë votat shqiptarëve kudo që janë, bëjeni sistemin ta keni, bëjeni sepse ne e kemi të gjithë angazhimin. Jemi gati. Të implementohet si sistem dhe kurdo që të jepet vota të përmirësohet gjatë viteve të ardhshme”, deklaroi Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb