Thiago Silva nuk harroi trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkovic, i cili përpara sfidës me Brazilin u përpoq të ironizonte 5 herë kampionët e botës: Luajnë me katër sulmues? Po ndonjë mbrojtës kanë?.

“Hakmarrja” shërbehet e freskët, Thiago Silva nuk e humbi këtë shans për t’iu përgjigjur flakë për flakë trajnerit të Serbisë:

“Dje trajneri i tyre u shpreh se ne luajmë me katër sulmues, pyeti nëse kemi ndonjë mbrojtës për të mbrojtur. Kjo nuk ishte diçka e bukur, ishte mungesë respekti. Në mbrojtësit brazilian kemi një histori. Unë, Marquinhos, Danilo, Alex Sandro, kemi një histori, edhe Alision. Ky trajner përpara se të fliste duhet të informohet për kundërshtarin”, u shpreh kapiteni.

Brazili jo vetëm që ka mbrojtës, por ka dhe mbrojtës fantastik, të cilët nuk lejuan që Serbia do godiste qoftë dhe një herë kuadratin e Alision. Seleçao siguroi një fitore të pastër 2-0 duke marrë menjëherë kreun e Grupit G.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: