TIRANE

Me filtrat e ndryshëm, ngjyrat, por edhe me grimin, personazhet e njohur të showbiz-it luajnë jo pak në fotot që postojnë në rrjetet e tyre sociale, por ja që ndjekësit një sinjal duan për të marrë lupën e për të krijuar pastaj lloj-lloj hamendësimesh.

Po çfarë mund të thuash për Amin, e cila, edhe pse në prag të 40-ave (39 vjeç), duket sikur e ka ndërprerë përgjithmonë marrëdhënien me kohën qysh në të 20-at e hershme.

Megjithatë, nisur edhe nga postimet e fundit të moderatores dhe nga një bisedë e lirë që ajo ka nisur me ta pak orë më parë, pyetjet për ndërhyrjet estetike nuk mund të shmangeshin. Edhe Ami nuk e ka lënë kureshtjen e tyre pa përgjigje.

Kështu, pyetjes nëse ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, Ami është përgjigjur me “jo”.

“Deri tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo të fytyrës! Madje, dhe trajtimet i bëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjent” – shruan ajo pas pyetjes kureshtare.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: