TIRANE

Vesa Luma është një ndër këngëtaret më të pëlqyera, e cila bëhet shpesh protagoniste e medias rozë, jo vetëm për hitet e reja muzikore, por edhe për pamjen e jashtme.

Ndaj, duke qenë person një person publik, fansat e saj duan të dinë nëse Vesa bukurinë e ka natyrale apo ka bërë ndërhyrje ose botoks. Shumë personazhe të njohur femra kanë bërë ndëhyrje plastike apo botoks për të përmirësuar pamjen e tyre.

Untitled 13

Ajo është pyetur në rubrikën në Instagram, “Ask me a question” nëse ka bërë botoks dhe përgjigjja e saj ka qënë e drejtpërdrejtë dhe direkte. “A ke bërë botoks në fytyrë”, e pyesin Vesën.

Këngëtarja i përgjigjet kështu: “Jo, nuk kam bërë akoma, preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme nëse mendoj se do të më bëj të lumtur, do ta bëj”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb