Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, shkruan se deputeti i PS-së Alqi Bllako duhet të përgjigjet në SPAK në tenderat në konviktet e Kolonjës si edhe ato në fabrikën e birrës.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Braimllari shtron pyetjen nëse ka devijuar bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj fatin e një koncensioni korruptiv.

“Alqi Bllako keto i dime ne, edhe tenderat ne konviktet e Kolonjes, edhe fabriken e birres, edhe ato te tjerat qe i shet Babai tek djali pastaj tek te tjeret pastaj i blene prap vet. Por kete incineratorin qe punonte Babai yt kur ishe ti drejtor a ke konflikt interesi, a e ke devijuar ti bashke me Erion Veliajn fatin e nje koncensioni korruptiv? Pergjigju në SPAK per keto ti nje here pastaj hajd se flasim per te tjerat.”, shkruan Braimllari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb