Kur Matt Smith mori një rol në serialin e njohur “Game of Thrones”, ai u bëri producentëve pyetjen që fansat e kishin kërkuar prej kohësh: “A na duhet një tjetër skenë seksi?”.

Ylli i “Doctor Who” ka zbuluar se ai pyeti për domosdoshmërinë e skenave të shumta grafike në program vetëm për të marrë një përgjigje të shkurtër nga producentët.

39-vjeçari Smith, i cili do të marrë rolin e Princit Daemon Targaryen në seritë e ardhshme, tha se ai përfundimisht pranoi se përmbajtja seksuale ishte besnike ndaj materialit origjinal të shkruar në romanet e George RR Martin.

Duke folur për revistën Rolling Stone, aktori tha: “Ju e gjeni veten duke pyetur: “A kemi nevojë për një skenë tjetër seksi?” Dhe ata thonë: “Po, kemi”.

“Duhet të pyesësh veten, ‘Çfarë po bën? A po i përfaqëson librat, apo po i holloni librat për të përfaqësuar kohën [në të cilën po jetojmë]?” Dhe në fakt mendoj se është detyra juaj t’i përfaqësoni librat me vërtetësi dhe ndershmëri, ashtu siç janë shkruar”, tha ai.

I pyetur nëse ai vetë ishte i përfshirë në skena seksi, Matt Smith tha: “Po, paksa shumë, nëse më pyet mua.”

Seriali i ri me 10 episode, House Of The Dragon, bazohet në romanin e Martinit, “Fire and Blood” dhe zhvillohet 200 vjet përpara ngjarjeve të serialit origjinal të HBO Game of Thrones që përfundoi në 2019.

Seriali origjinal ishte i njohur për skenat e tij grafike seksi. Ylli britanik Emilia Clarke, e cila luante rolin e Daenerys Targaryen, ka thënë se ajo ishte në lot përpara se të merrte pjesë në disa nga skenat “e tmerrshme” që shpesh përfshinin përdhunim.

Duke folur në podcastin e aktorit Dax Shepard për Armchair Expert, ajo tha: “E mora punën dhe më pas më dërguan skenarët dhe unë po i lexoja, dhe thashë: “Oh, ja ku është përdhunimi!”.

“Por unë kisha ardhur e re nga shkolla e dramës dhe e trajtova si punë: nëse është në skenar, atëherë është qartësisht e nevojshme. Kjo është ajo që është dhe unë do ta kuptoj dhe kjo është ajo që do të bëj dhe gjithçka do të jetë e lezetshme”, shtoi ajo.

Para publikimit më 21 gusht, Sara Hess, një shkrimtare dhe producente ekzekutive në serial, siguroi fansat e shqetësuar se shfaqja nuk do të “përshkruaj dhunën seksuale” ndaj grave.

“Ne trajtojmë një rast jashtë ekranit dhe në vend të kësaj tregojmë pasojat dhe ndikimin tek viktima dhe nëna e autorit. Unë mendoj se ajo që bën emisioni ynë dhe për të cilën jam krenare, është se ne zgjedhim të fokusohemi në dhunën ndaj grave që është e natyrshme në një sistem patriarkal”, tha ajo teksa fliste për Vanity Fair.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: