Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në “Tv Klan”, u pyet nëse ndjen përgjegjësi për ardhjen e Edi Ramës kryeministër.

Meta tha se u bë me Ramën më 2013, për të parë rrugën europiane të Shqipërisë, duke shtuar se nuk e dinte se kreu aktual i qeverisë ishte pjesë e një bande të drejtuar nga Soros.

“Unë kam bërë marrëveshje me zotërinë për Shqipërinë europiane, teksti është që të bëhen reforma etj. dhe kushti i vetëm që i kam vënë atij unë, atë ditë i kam thënë do votosh 3 ligjet që të zhbllokohet integrimi europian i Shqipërisë.

Nuk kam asnjë përgjegjësi unë, s’e kam ditur se Rama është ky që është, e kam të qartë sesi funksionon. S’kam punë unë me opozitën dhe maxhorancën, kam hallin e shqiptarëve. Mendoj se edhe opozita është e shqetësuar”, u shpreh Meta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: