KOSOVE– Vajza e aktorit nga Kosova Çun Lajçi, Bubulina Lajçi është gjetur sot e vdekur në banesën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Vajza 34-vjeçare është gjetur nga të afërmit pa shenja jete, ndërsa pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur shkaqet.

Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Përmes disa vargjeve të postuar anë Facebook, aktori Çun Lajçi shpreh dhimbjen për humbjen e vajzës së tij në mënyrë të papritur.

Vargjet e aktorit:

“A këputet peni moj e mira ime”

S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri.”.
3-39
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb