KOSOVE – Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka riaktualizuar këto ditë një çështje të përmendur shpesh vite me parë; saktësisht në vitin 2006 kur ndërroi jetë Presidenti Ibrahim Rugova. Z. Sejdiu, në emisionin Komiteti të Gazetës Express, tha se Presidenti Rugova e kishte lënë atë për trashëgimtar.

“Ka edhe dokumente për këtë… Njerëzit janë gjallë dhe mund ta thonë”, tha Sejdiu. Presidenti Sejdiu “testamentin” e përmendi në kontekst të asaj se Rugova kishte vlerësuar se ai duhet ta zëvendësonte në Ekipin e Unitetit – trup kjo që udhëhiqte bisedimet Kosovë-Serbi.

Edhe përkundër kësaj deklarate, këto ditë nuk ka pas një reagim nga LDK dhe udhëheqësit e saj.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb