Qindra njerëz janë dyndur në dyqanin e McDonald’s në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Dyqani i kompanisë së njohur “fast-food” në Sheshin Pushkin është rihapur tre muaj pasi kompania doli në mbështetje të sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, duke i vënë drynin gjithë degëve të saj.

Por duhet thënë se ky dyqan i McDonald’s është tani pjesë e zinxhirit të restoranteve në pronësi ruse “Vkusno-i Tochka” (i shijshëm dhe pikë).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në krahun tjetër, McDonald’s pezulloi aktivitetet e tij të restoranteve në Rusi në mars pas pushtimit të Ukrainës dhe u largua tërësisht nga tregu rus, duke i shitur 850 restorantet e tij te Alexander Govor, i cili tashmë zotëronte 25 ekskluzivitete në Siberi.

Emri i ri i zinxhirit të “fast-food” u shpall pak orë para rihapjes, me një logo të re që përmban një rreth dhe dy vija në nuancat e kuqe dhe portokalli, në sfond të gjelbër. Simbole që do të përfaqësonin një burger dhe dy patate të skuqura, por që sipas disave kanë kopjuar në mënyrë të stilizuar logon e zinxhirit amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb