Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga 18 tetori, datë në të cilën KE do të japë verdiktin për Shqipërinë, nëse do të çelen apo jo negociatat, presidenti Ilir Meta flet pa ‘doreza’.

I ftuar në një takim me studentë ekselentë të Universitetit Europian të Tiranës, kreu i shtetit pohoi qartë se Shqipëria nuk i ka bërë detyrat e saj të shtëpisë, për të cilat Bundestagu i kishte vendosur 3 vite më parë. Teksa risolli në vëmendje një shprehje të ish-kryeministrit spanjoll Filipe Gonzale se “e ardhmja nuk është ajo që ishte”, Meta tha se Shqipëria ka humbur shumë kohë sa i takon çështjes së integrimit drejt BE. Ai tha se nuk zgjidhet gjithçka me lobingje.

“Filipe Gonzales, kryeministër i Spanjës, tha një gjë të bukur; “e ardhmja nuk është ajo që ishte”. Nëse do ishim në vitin 2000 dhe të më thojë (i drejtohet analistit Ervis Iljazaj); Sikur Shqipëria të hyjë në 2015 në BE, a do të ishit i kënaqur? Unë do të hyja në grusht, pasi do të ishte shumë vonë. Kemi humbur shumë kohë. Ne si popull, si komb dallohemi. Ju keni orë, ne kemi kohën. Në vitin 2001-2002, ne kemi qenë me të njëjtin ritëm si Kroacia dhe shumë më para Serbisë dhe Malit të Zi. Tani ku jemi? Ata janë shumë përpara negociatave, ne po luftojmë për të marrë një autorizim. Pasi data nuk është e thjesht. Sepse duhet të përmbushim disa detyrime. Nuk është përgjegjësi e qytetarëve, pasi kanë treguar se janë pro europianë. Shoqëria jonë është shoqëri që funksionon në mënyrë europiane. Politika në nivelet e larta është toksike. Është zgjedhur shmangia e llogaridhënies. Këtu nxitja e këtij konflikti, kjo tymna, krizë artificiale e bën të pamundur. Në këtë drejtim është kjo situatë konfliktuale që na ka sjell këtu ku jemi që na krijuan ato probleme me 30 qershorin që i dimë. Dikush mund të thotë se; Pse na i vënë këto kushte Bundestagu? Ata kanë 3 vite që na i thonë këto gjëra. Europa ka disa standarde. Ka kritike politike, institucionale. Ne i kemi ditur këto gjëra, i ka ditur dhe kryeministri. Interesi politik afatshkurtër ka dominuar mbi një interes më të madh. Interes i gabuar që disa gjëra mund të zgjidhen me lobingje. Jo gjithçka zgjidhet me lobingje. Eurospekticizmi nuk është ndihmues. Sa ka kohë kanë ata të Bundestagut çështjen e hetimit të dosjeve të zgjedhjeve? Sa herë! Çështja e zgjedhjeve është themelore. Ne këtë problem kemi, si i interpretojmë. Shqipëria ka një problem, ka një lidership që nuk do të mbajë përgjegjësi. Nuk jemi në rregull me detyrat e shtëpisë. Vit pas viti janë mbartur nga viti në vit dhe ne i kemi shtyrë këto detyrime. Do të futësh hundët tek drejtësia. Do të bësh atë, do të bësh këtë, kjo nuk është rruga dhe humbet besimin që ata të shohin si partner të besueshëm e serioz”, tha Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: