TIRANË

Për Klevis Balliun, ish-deputetin e PD, dhunë është t’i hidhet foshnjës gaz lotsjellës në shtëpi, t’u thyhen këmbët grave apo të masakrojnë adoleshentë dhe jo djegia e kazanëve të mbeturinave.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24 duke iu referuar deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të PS-së i kujtoi se janë të rinjtë ata që po reagojnë.

“Taulant Balla nga të paktët njerëz në Shqipëri që është zyrtarisht shpifës, i njohur. Të shohë kush po reagon. Po reagojnë të rinjtë e të rejat që iu kanë vjedhur të ardhmen. Kanë 8 vite që emigrojnë në Europë sepse ky vend nuk ka më shpresë për shkak të Edi Ramës dhe politikave që përfaqëson. Rama ka ardhur në pushtet me krimin dhe kur vjen me krimin do bësh krim dhe sot po bën krime. Ajo që po i bën të rinjve e të rejave me gaz lotsjellës dhe në periudhë pandemie. Qeveria po i vret ata.
Kam një raport të KiE që tregon se policia e drejtuar sot nga Edi Rama është polici që ka larguar profesionistët. Nuk ka larguar bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Vettingu ka hequr profesionistët, policët e vjetër për të futur militantët e rilindjes, të partisë. Këto akuza qesharake të Taulant Ballës që ata mund t’i quajnë çfarë të duan por fakti është një dhe i vetëm, u mbush kupa”, theksoi Balliu.

Sipas tij, populli nuk po duron më teksa ka dhe një shpjegim se përse kryeministri Edi Rama mbron drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu duke kujtuar zgjedhet e 25 prillit.

“Pse Edi Rama është gati të gjakosë Shqipërinë dhe nuk largon Ardi Veliun? Pse Edi Rama është gati të lajë me gjak rininë shqiptare dhe mbron Ardi Veliun? Ky skemën e ka bërë gati dhe e ka bërë me Ardi Veliun. Është Ardi Veliu që ka punësuar militantët e partisë për vota elektorale në Policinë e Shtetit, prandaj nuk e lëshon dot.
A është dhunë kur i hidhet foshnjës gaz lotsjellës në shtëpi. A është dhunë kur i thyen zonjave këmbë e duar, a është dhunë kur merr gazetarët? Unë e quaj këtë dhunë, të më quash dhunë se djeg kazanët e plehrave…
Përse nuk ka para për rrogat, pensionet, për investime në arsim. Mirë që i bëjnë këtë, por dhe i dhunojnë dhe i vrasin. Nuk mund të pres asgjë tjetër nga një kryeministër i pafytyrë. Regjimi i Edi Ramës është një shartisje mes sistemit demokratik dhe diktatorial. Kemi një parlament fasadë, por bëjnë çfarë thotë partia. Dhe Maduro, e njëjta fasadë. Rama fshiu institucione, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë”, tha Balliu.

Ai deklaroi më tej se policia drejtohet nga militantë duke dhënë edhe emrat e dy drejtuesve. Sipas Balliut, të rinjtë nuk ka asgjë që i ndalë dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë zërin e tyre.

“Është po e njëjta polici që ka arrestuar njerëz se nuk paguanin 30 mijë lekëshin e dritave. Këta që vjedhin qindra miliona euro tek Unaza, tek PPP nuk i gjen asgjë. Policia e Shtetit totalisht e papërgatitur, drejtohet nga militantë, siç është Gjovalin Lokaj, Albert Dervishaj dhe këta për këtë dhunë nuk mbajnë përgjegjësi. PD ka dërguar në Prokurori për dhunën tek Teatri, tek Unaza dhe këta nuk kanë lëvizur.
Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi nuk ka polic, apo deklarata të Taulant Yaris apo Edi Ramës që i ndal. Ai bën mirë të dëgjojë zërin e qytetarëve, të distancohet dhe t’i hapë rrugë të rinjve e të rejave të Shqipërisë përballë një përshkallëzimi të mëtejshëm. Aty ka njerëz të majtë, të djathtë, njerëz që nuk duan asnjë parti. opozita nuk është organizatore. Pse Edi Rama tenton të bëjë këto lojëra politike. Do të shfajësojë veten? Do të shtypë protestën.
Çdo qytetar shqiptar duhet t’i mbështesë e t’i mbrojë të rinjtë e të rejat.
Nuk ka pasur nevojë sepse i ka nxitur Shqipëria, shqiptarët. Sa deputetë të PS kanë reaguar kundër kësaj proteste. Keni parë që ka një heshtje masive. Ai është një njeri i vetmuar dhe i izoluar qoftë dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Shkoi në SHBA nuk dimë as kë takoi, as pse shkoi. Edi Rama do të largohet më 25 prill”, deklaroi Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb