Kërkesat që liderët botërorë të mos përdorin avionë dhe makina private për të arritur në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth janë pritur me mosbesim.

Ambasadave që iu dërguan ftesa për ceremoninë gjatë fundjavës, iu tha se të gjithë të pranishmëve do t’u kërkohet të hipin në një autobus nga një vend sekret në Londrën Perëndimore për në Westminster Abbey për shkak të ‘kufizimeve të rrepta të sigurisë dhe rrugëve’.

Por disa liderë kanë kundërshtuar sugjerimin, teksa një diplomat raportohet që ka thënë: ‘A mund ta imagjinoni Joe Biden në autobus?’ Anthony Albanese , kryeministri i Australisë, konfirmoi se do të marrë një avion të Forcave Ajrore Australiane drejt Mbretërisë së Bashkuar në vend të fluturimeve komerciale.
Dhjetra liderë kanë konfirmuar deri më tani se do të marrin pjesë, nga perandori japonez Akihito te presidenti brazilian Jair Bolsonaro, Emmanuel Macron i Francës dhe Frank-Ëalter Steinmeier, Presidenti i Gjermanisë.

Megjithatë, askush tjetër përveç z. Albanese nuk ka diskutuar hapur për detajet e udhëtimit.
Presidentët amerikanë udhëtojnë në distanca të gjata me Air Force One, zakonisht një nga dy aeroplanët e personalizuar Boeing 747.
Ata më pas përdorin helikopterin e tyre Marine One dhe një limuzinë të blinduar për të lëvizur brenda çdo vendi të caktuar.

Funerali shtetëror, i pari që nga ish-kryeministri Winston Churchill në vitin 1965, do të jetë një nga operacionet më të mëdha të sigurisë dhe logjistikës që Britania e Madhe ka organizuar ndonjëherë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: