TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur gjatë dhe ka numëruar akuzat ndaj maxhorancës dhe qeverisë para mijëra qytetarëve të mbledhur pas thirrjes së tij. Ai tha se ky nuk është shtet i së drejtës por një instrument shtypës i disa puçistëve.

“A mund të jetë ky parlamenti juaj? A mundet një investitor i huaj të besojë tek zbatimi  ligjit dhe Kushtetutës në këtë vedn.

Oligarkët janë bërë më të fortë shumë herë sepse kanë blerë shtetin dhe qeverinë. Qindra mijëra euro shkuan për llogari of shore jashtë vendit. Ndërkohë këto gropa financiare i paguajnë qytetarët me taksa që rriten çdo ditë. Ky nuk është shtet i së drejtës por një instrument shtypës i disa puçistëve,. Ky gjysmë parlament është shndërruar një kukull të këtij sekti pa fe, pa familje e pa atdhe. Në shkurt të një viti më parë ata provokuan opozitën për ta larguar nga parlamenti.
Kujtohemi për qytetarët kur bie tërmeti.
Ata bënë një ligj kundër kushtetutës që të mos e garantojnë lirinë pas shprehjes. Ndaj dhe KiE u trondit dhe e çoi vetë në Komisionin e Venecias. Grushti i shtetit me të njëjtin hap me shpopullimin e vendit. 400 mijë shqiptarë kryesisht të rinj janë larguar nga vendi këto vitet e fundit”, tha Presidenti.

Ai deklaroi se kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia. “Qëllimisht qeveria është lënë pa Gjykatë Kushtetuese. Nëse drejtësia do kishte vepruar nuk do ishte e nevojshme t’ju ftoja këtu. Nuk ka asnjë përgjigje asnjë veprim asnjë reagim ka vetëm heshtje se ka vetëm kapje. E kur kjo ndodh me autoritetin kushtetutës të presidentit, çfarë ndodh me ju. Si mund të besojë një i ri në vendin tonë se mund të fitojë me meritë një vend pune?”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb