Kreu i PD, Sali Berisha, në takimin elektoral të zhvilluar në Sarandë, u shpreh se qyteti është betonizuar ndërsa në spitale nuk ka ilaçe. Duke përmendur diktaturën e shkuar, Berisha tha se sot Saranda  është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkrirë jetën e tyre në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit.

Përjetojnë një mbijetesë me një pension më qesharakun, më të pamerituarin.

Sot, punëtori i ndërtimit, punëtori i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension, i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm, i cili e detyroi atë t’u thotë fëmijëve, nipërve e mbesave, shkoni se kaq ka. Këtu nuk ka më për ju.

Nga 2013 gjer më sot janë dyfishuar çmimet e ushqimeve. Ekonomistët kanë faktuar se nëse pensioni duhej të ndiqte rritjen e çmimeve, t’u printe, duhej të ishte 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo?”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb