“Në rastet e fatkeqësisë natyrore, nuk mund të harrojmë se ngelemi sistem demokratik.”. Kështu deklaroi analisti Arjan Vasjari teksa iu përgjigj një nga temave të diskutimit në emisionin ‘Real Story’ nëse ka demokraci në kohë lufte, si kjo e tashmja përballë pandemisë globale COVID-19.

Gjatë fjalës së tij Vasjari tha se bie dakord me opinion e analistit Fatos Lubonja, se në këtë situatë ka një lloj monopolizimi të informacionit nga ana e qeverisë, që sipas tij është paradoksale.

“Demokraci në kohë lufte? Sigurisht që jo. Duke thënë sigurisht që jo, pra s’mund të pretendojmë demokraci në kushte normale, për asnjë lloj justifikimi s’mund të konceptohet pezullimi i demokracisë. Në rastet e fatkeqësisë natyrore, s’mund të harrojmë se ngelemi sistem demokratik. Jam dakord me pikëpamjen e Lubonjës, që ka një lloj monopolizimi të informacionit nga ana e qeverisë, që është paradoksale. Ajo që keni bërë ju sot, Thimi Samarxhi (kronika për hetimin e rasteve të COVID-19), është një nga gjerat, një kronikë kualitative dhe një shembull që mund të ndiqet nga mediat e tjera. Ka një diskutim mes të drejtës së informimit dhe të drejtës të të dhënave personale. Është gjë tjetër sa i takon personazheve publike, si shmangen dot që do dalin në media. Në të gjitha rastet, personazhet që kanë ngarkesë publike, identifikimi i rasteve të tyre, përbën edhe shpresë. Për personat që janë në terapi dhe ata që kanë humbur jetën, ka kufizim. Në jurisprudencën moderne flitet dhe për të drejtën e të vdekurve. S’mund të ndodh që të publikojmë të drejtat e të vdekurve, duhet të respektojmë të drejtat e privatësisë. Është një vijë delikate, ku ka rol ligji e kushtetuta dhe buon-sensi dhe aspekti human. E rëndësishme është që nëse ne themi në të gjitha rastet, e vijojmë të jemi sistem demokratit, duke respektuar këto elemente. Kemi një shenjë që themi; jemi në demokraci. Këto gjëra duhet t’i konservojmë.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: