Varianti Omicron që shkaktoi një tjetër valë të pandemisë në botë, goditi me të njëjtën ashpërsi i qytetarët e vaksinuar dhe ato të pavaksinuar.

Me përhapjen e Omicron shumë njerëz edhe pse të vaksinuar plotësisht, në tre ose dy doza -u sëmurën.

Ndërsa kohët e fundit tashmë kanë filluar të regjistrohen raste individuale të personave që janë prekur dy herë me Omicron në një periudhë të shkurtër kohore.

Por a mund të shkaktojë Omicron një ri-infeksion në një kohë të shkurtër?

Potencialisht po, i përgjigjen shkencëtarët pyetjes dhe theksojnë se nuk është ende se si është  imuniteti kundër Omicron ndaj një infeksioni të dytë nga i njëjti lloj ose nga infeksionet që mund të shkaktojnë variante të reja.

“Unë prisja që rreziku i një infeksioni të dytë me Omicron të ishte shumë më i ulët se rreziku i infektimit me Omicron pas Delta-s dhe pas zhvillimit të antitrupave”, tha Paul Hunter , një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore. .

Ri-infeksioni mund të shkaktojë sëmundje më të lehtë

Megjithatë, nëse dikush mund të infektohet me Omicron dy herë radhazi, Dr. Hunter vlerëson se ri-infeksioni mund të shkaktojë një Covid-19 më të lehtë.

Megjithatë, ashpërsia e një ri-infeksioni varet nga shumë faktorë, duke përfshirë variantin dhe statusin e vaksinimit të një individi.

Sipas tij, të dhënat e deritanishme për Omicron tregojnë gjithashtu se personi që preket  dy herë nga i të njëjti variant ka të ngjarë të ketë simptoma të dukshme të Covid-19 për herë të dytë, “ndonjëherë të rënda, por që nuk kërkojnë shtrimin në spital” , thekson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb