Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar se javën e kaluar liderët botërorë i kanë kërkuar ndihmë për të zgjidhur çështjet e hapura nga Presidenti turk Erdogan.

Trump tha se liderët botërorë pretendojnë se Erdogan e dëgjon vetëm atë dhe asnjë tjetër, prandaj i kanë kërkuar ta telefonojë.

Më tej Trump ka pranuar se kjo është e vërtetë për shkak se shoqërohen shpesh bashkë me njëri- tjetrin.

“Krerët e vendeve javën e kaluar më thirrën:” A mund ta telefonosh Erdoganin? Ju jeni i vetmi që do t’i dëgjoni. Ai nuk na dëgjon. Ju jeni i vetmi. Nuk më pëlqen ta them këtë publikisht, por ndodh që të jetë e vërtetë. Unë shoqërohem me të dhe ai dëgjon.’’- tha Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb