Zbardhen detaje nga seanca që po mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet kërkesa e Partisë Republikane, e cila kërkon shfuqizim të vendimit për ndalimin e grumbullimeve me mbi 10 persona, pasi krijohet pabarazi.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pjesë nga diskutimi mes anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe përfaqësuesve të PR-së, të pranishëm në seancë.

Dardan Mustafa, përfaqësues i PR tha se urdhri i vë partitë opozitare në pozita të barabarta, por nga ana tjetër ai shtoi se PS dhe kryeministri Edi Rama mund të zhvillojnë takime.

Mustafa solli si shembull një vendim të Gjykates Supreme të SHBA-ve. “Nga mjetet e komunikimit në distance opozita mund tu drejtohet vetëm 72 për qind të qytetareve, por kjo nuk është e njëjte me takimet direkte që mund të zhvillojnë përfaqësuesit e partive me elektoratin. Disa shtete në Amerike lejojnë takime në vende të hapura duke ruajtur shëndetin e pjesëmarrësve”, tha Mustafa.

PJESË NGA DISKUTIMI
Elsa Toska, relatore e çështjes pyeti përfaqësues të PR-së; A mund të zhvillohen fushata me 10 Persona?
PR: Pavarësisht numrit të personave, mbledhjet partiake janë të ndaluara
Marsida Xhaferrllari: Urdhri që ju kundërshtoni është bazuar në vendimin e Komitetit Teknik. A mendoni se tubimet mund të zhvillohen online?
Përfaqësuesi i PR: Tubimet nënkuptojnë takimet mes palëve. Online mund të zhvillohen konferencat. Tubimet janë tërësisht gjë tjetër.
Sonila Bejtja: Sa ka ndikuar shtrëngimi i masave tek ndikimi ne elektorat?
Përfaqësuesi i PR: Masat na kane kufizuar për te takuar elektoralin
Përfaqësuesi i PR: Natyra e urdhrit është e tille që të ndikojë kapacitetin për zhvillimin e fushatës. Duke qenë në prag të zgjedhjeve parlamentare, kjo situatë krijon pabarazi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: