Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “Neës 24, deklaroi se do të ishte gabim shumë i madh i Shqipërisë, nëse do refuzonte BE-në për refuzim, me pretendimin se “ka lodhje nga integrimi”.

Mazi thekson se puna për integrimin e Shqipërisë në BE kërkon shumë punë e durim, sepse është projekt afatgjatë.

“Franca është shtet mik, shtet i madh dhe aleat. Makron po ka bërë disa deklarata, por ka thënë se edhe shtetet anëtare duhet të jenë më të përgatitura për të përballuar sfidat e zgjerimit dhe vendet anëtare kanë sfida. Sa më e madhe të jetë puna jonë, më e shpejtë është rruga drejt BE-së. Për mua, termi zgjerim nuk është më i miri. Është thjesht oaz me 18 milionë banorë kundrejt shumë më shumë banorëve.

Shqipëria dhe rajoni ka çfarë t’i ofrojë BE-së, korridoret, bujqësia, në fushën turistike, stabiliteti në rritje. A mund t’i themi BE-së boll ju pritëm? Pavarësia si shtet, sot është e diskutueshme. BE për ne është si zamku, që do ngjitemi pas projektit më të madh politik që ka pasur Europa. Do ishte gabim shumë i madh t’i themi “Jo” BE-së, por të bindim edhe skeptikët. Kjo punë kërkon shumë durim, sepse është objektiv shumë afatgjatë”, u shpreh Mazi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb