Ministri i Ekonomisë, Aben Ahmetaj deklaron se biznesi paguan më pak se dy vjet më parë. Këtë ‘arritje’ ai e argumentoi me faktin se në kohën e Berishës biznesit i vendoseshin gjoba, ndërsa tani jo. Në këtë kontekst sipas tij në 2013 barra fiskale së bashku me gjobat që i vendoseshin biznesit ishte 22%, ndërsa sot është vetëm 15%.

Sipas gazetes ‘Panorama’ kur ka bërë këtë deklaratë, Ahmetaj duket se ka harruar qëllimisht katër fakte:

Së pari, në dy vitet e qeverisë së majtë taksat në Shqipëri janë rritur me koston 250 milion USD në vitin e parë dhe 140 milion USD në vitin e dytë, 390 milion USD në total.
Së dyti, raporti i fundit i Doing “Business” nxjerr Shqipërinë vendin me barrën fiskale më të lartë në Ballkan.
Së treti, për herë të parë shoqatat e biznesit të huaj dhe ato shqiptare e kanë renditur nivelin e lartë të taksave ndër problemet më të mëdha në vend.
Së katërti, nëse ndryshimet e fundit në Kodin Penal do të miratohen, Shqipëria bëhet i vetmi vend që burgos për kuponin tatimor. Te gjitha shoqatat janë kundër masave dhe gjobave te reja qe ka vendosur qeveria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: