Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka komentuar vendosjen e tij i 19-ti në listën e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se kjo ishte një strategji e ndjekur nga PS-ja, ndryshe nga kundërshtarët e tyre. Përballë gazetares Marsela Karapanço në “Frontline”, Majko tha se të gjithë drejtuesit politik të PS-së janë në vijën e zjarrit.

Duke u ndalur tek debatet brenda PS-së në lidhje me hartimin e listave të kandidatëve për deputete, Majko tha se iu takon socialistëve ato çka diskutohen në mbledhjet e tyre.

“Jam bërë bashkëdrejtues, por s’do shkoj siç bën Erioni në fushatë, pasi unë mbledh vota për veten time. Dhe s’do shkoj të mbledh për kolegun tim. Prioritet i imi eshte njesia 5, atje ku kandidoj. Sa i përket këtyre historive; a u nervozove, apo mos u zutë? Se çfarë bëjmë ne me njëri-tjetrin, është puna jonë, por se çfarë prodhomojme ne te gjithe bashke ky eshte problem për publikun shqiptar. Ne nuk jemi duke shkruajtur ndonjë roman, jemi duke diskutuar qeverisjen e vendit për 4 vitet e ardhshme. Ne bëjmë diferencë ndaj kundërshtarëve tanë. Kundershtareve tane iu kane dhene vende te ngrohta, drejteusve te partive te vogla, per te krijuar nje front. Ne kemi menduar që së pari që t’ju bëjmë socialistëve të ditur se kjo është situatë e vështirë, dhe s’mund të vendosim në vijën e zjarrit deputetë të rinj.”, deklaroi ministri.

Po ashtu Majko pranoi se nuk ishte sfidë e lehtë sigurimi i votave për mandatin e tij, ndërsa rezulton i 19 në listën e PS-së për qarkun e Tiranës.

“Sfidë e lehtë nuk është. Tek njësia 5 kam ambientim tim politik. Është si një kthim i detyrimit që ajo zonë prodhon për PS. Njësia 5 ka prodhuar për PS edhe kur ka qenë në opozitë. Në njësinë 5 shkohet për të marrë zemër. Jam krenar që në këtë fushatë elektorale jam në njësinë time, në njësinë ku kam lindur. Tek ‘Irfan Tomini’ kam rritur kalamajtë. Jam në habitatin tim. Më njohin, i njoh. Jam marrë me ta. Se kam ndërprerë komunikimin njerëzor. Kur njësia 5 nuk të do, ta thotë, nuk të mban me të mira. Kutia e votimit është një provë. Unë dëshiroj të them se unë jam pjesë e tyre.”, pohoi ai.

Pyetjes nese do te heq dore nga politika nese nuk fiton mandatin, Majko iu pergjigj: “Ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Do flasin në datën 26 prill dhe ju siguroj që do të flasim. Edi Rama është në vijën e zjarrit, edhe në Vlorë, edhe në Durrës. Gramozi e ka bërë para nesh. Kjo është strategji e jona. Ne duam që përmes kësaj strategjie, që t’i bëjmë të qartë që; e dimë, e dimë se nuk i kemi bërë të gjitha ashtu siç duhet, por vendi ecën vetëm me PS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: