Kur vendi ynë po perballet me një situatē të vështirë, pë shkak të COVID-19, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani thekson se kryeminstri Edi Rama mendon se populli ka lekë.

MESAZHI I MANJANIT
Në përgjige të pyetjes “ A përfitojmë gjë nga fondet e qeverisë”?
==============
Jam i bindur që Bosi mendon se “Populli ka lekë“.

Ndryshe nuk spjegohet sjellja e Tij ndaj njerëzve në vështirësi ekonomike nga mbyllja e detyruar në shtëpi. Njësoj është sjellja, si për biznesmenët ashtu edhe për të punësuarit dhe të papunët. Njësoj është reagimi.

Të gjithëve u thotë se ska lekë për ju! Drejtpërdrejt apo larg e larg ska rëndësi por këtë po u thotë. Sepse është i bindur se të gjithë kanë lekë.

Ndoshta nuk e ka komplet gabim, ose e ka. Nuk di ta them këtë por sjellja e Tij këtë spjegim ka.

Nuk ul asnjë shpenzim publik për Koncensione e PPP, madje lidh kontratat të reja shërbimesh me tendera fët e fët pa garë, ndërkohë që nuk paguan dot kontratat ekzistuse të tenderave të shkuar. Sigurisht ska ku të rrijë kjo llogjikë, përvec se tek bindja e Tij e thellë që “hajt, hajt se kanë para këta “…

Me pak fjalë Ai e konsideron ekonominë si thesi i miellit bosh, që sa herë ti biesh me shkop aq herë e nxjerr një grusht miell. Natyrisht jo për kohë të gjatë, por hë për hë ashtu e mendon dhe kështu po ndodh.

Bisneset në fakt, po shkundin thasët e zbrazur nga viti i shkuar dhe, duhet të lëshojnë edhe pak miell për shkopin me të cilin u bie qeveria e cila u kujton të paguajnë tatimet e taksat. Ndërkohë, këtë vit puna thuajse nuk ka filluar ende.

Është një takëm shumë i vogël PPP e Koncensionesh që vijojnë të paguhen, por kjo ngjan më tepër si llogjikë private sesa interes publik.

Shkurt muhabeti, mos prisni gjë nga qeveria. Ata që kanë kontrata me shtetin do presin pak, në u mbledhtë ndonjë lek taksa.

Ata që kanë kontrata dhe kanë kryer shërbime, por paratë shteti nuk i kishte në dispozicion as para emergjencës, do duhet të presin ca më shumë. (Janë disa agjensi që kanë lidhur kontrata pa asnjë kokërr leku në buxhet, por temë tjetër kjo).

Të gjithë të tjerët duhet thjesht të ngrohen në diell, nëse nuk duan të japin llogari “ku i gjejnë lekët për internet”…

Do tu shijojë shumë dielli kur ti lejojnë të dalin nga shtëpitë pa leje.

Kështu do harrojnë të kërkojnë para e ndihma nga qeveria…

Ndërkohë, gjithkush që shpëton gjallë nga ky virus tja dijë për nder Bosit, “Babait të këtij Kombi”. Ç’vlerë kanë lekët para jetës që na e fali për së dyti Ai…!?

Unë kështu e lexoj sjelljen e Bosit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: