Në qytezën tonë të vogël disa ditë më parë ndërsa ishim duke shkuar në shtëpi sëbashku me mamanë time rastësisht u takuam me një të njohurin tonë mes shumë të njohurish siç ndodh rëndom në vendet e vogla. E, ndërsa mamaja përpiqej të ” shiste” imazhin tim, si një vajzë që mbaroi shumë mirë studimet universitare, i njohuri yne pyeti:- Po vajza si rri në fshat? Kjo pyetje e çuditshme nuk më kalonte shpesh në mendje!! Mendime të ndryshme po fluturonin në kokën time. Po mendoja për fshatin, atë të cilin vitet e fundit po e promovojmë kaq shumë e përsëri na vjen turp të jetojmë, të punojmë apo të pranojmë që jetojmë në fshat!!

Dhe për ta parë në spektër edhe më të gjerë, ndoshta kjo lidhet me edukimin tim personal, por jo vetëm sepse fshati sot përbën një perspektivë e cila premton shumë qoftë në aspektin e turizmit rural, por dhë te aktiviteteve ekonomike me bazë rurale. Duke marrë në konsideratë që në një sipërfaqe totale prej 28000 km katror të Shqipërise 24.2% të saj e zë toka bujqësore dhe 75.8% pyjet dhe kullotat, Shqipëria të jep idenë e një ‘fshati të madh” ku 44% e popullsisë është e angazhuar me aktivitet bujqësor dhe blegtoral. Aktivitete këto të cilat përfaqësojne 18.9% të Prodhimit të Brendshë Bruto.

Pothuajse 1/5 e popullsisë globale (1.3 miliardë) të ardhurat i siguron nga aktiviteti bujqësor dhe blegtoral. Ku në total të ardhurat nga blegtoria kryesojnë. Për më tepër në rrang global kafshët janë “pasuri” që luajnë një rol të pazëvendësueshëm në strategjitë për luftimin e krizës së ushqimit në vendet e varfra.

Sipas statistikave ndërkombëtare produktet blegtorale janë rritur ndjeshëm në dekadat e fundit dhe kjo rritje ka të ngjarë të vazhdojë në të gjitha rajonet e veçanërisht në vendet në zhvillim (sikurse jemi dhe ne).

Kërkesa për produkte me origjinë nga kafshët apo bimët në vendet në zhvillim është e madhe.

Vendet të cilat kanë pasur sukses në përmirësimin e produktivitetit të bujqësisë janë vendet të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në reduktimin e varfërisë. Këto aktivitete janë një mozaik mundësish.

E për tu rikthyer përsëri potencialit të fshatit, me interes paraqitet programi i fokusuar te turizmi dhe agrobiznesi i 100 fshatrave anembanë Shqipërisë, ku përfshihet dhe fshati im Fshati Rusan ne Qarkun Vlore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: