Kritikat e ashpra që kryeministri Edi Rama bëri në një fjalim në asamblenë e KiE-së ku deklaroi se vendet perëndimore akuzojnë padrejtësisht ish-drejtues të UÇK në Kosovë për trafik organesh padrejtësisht, shkaktoi reagime.

Në emisionin “Pikat mbi I” në ‘News24’, analisti Artur Zheji ‘zbërtheu’ fjalimin e Ramës, të cilin e cilësoi skenar dhe provokues.

Sipas Zhejit, ka gjasa që gjithçka të jetë një skenar i mirëmenduar, për të bërë të mundur rikthimin edhe më të fortë të Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-ës, në skenën politike të Kosovës.

“Ka ngjallur shumë debate. Ky ishte dhe qëllimi, një nga qëllimet e Ramës, të vendoset në qendër të debateve, për një temë që nuk është thjesht lokale, e fshatit tonë, shqiptarët, energjia, faturat e korrupsioni. Por një kryeministër që merret me çështjes globale dhe me frymëmarrje më të gjerë. Nga ana strategjike, kjo është gjë e mirë për të spostuar çështjen e vëmendjes që del nga e përditshmja e Shqipërisë, e territorit tonë. Kemi një Shqipëri, një republikë si ajo Kosovës, dhe një Shqipëri tjetër, ajo e Maqedonisë.

Gjithçka është e mirëmenduar. Nuk mendoj se Rama shkuar aty se i duhet parashuta dhe spostimi i vëmendjes, por ka një imput në kancelaritë perëndimore për rehabilitimin e Thaçit dhe rikthimin e tij në politikë. Për t’i dhënë atij pafajësi të plotë dhe për t’u kthyer si hero. Pas largimit të tij, PD, por në përgjithësi spektri politik në Kosovë është i mangët pa Thaçin. ka një skenar për kurthimin e tyre në politikën e Kosovës. Nuk mendoj se është thjesht një nostalgji dhe mall për të qenë pranë mikut të tij Thaçi, por për ekuilibrim të statusit të Kurtit. Shohim se Haradinaj ka ngelur pak në hije, ka aktivitet të zbehtë pas humbjes së zgjedhjeve. Rama ka marrë ndoshta këtë rol për të sensibilizuar kancelartitë eurorpiane q të rikthenin në politikë Thaçin, i cili ka një rilav ende në politikë si Vuçic. Kur ka menduar se Rama i jep një mundësi spontanitetin, ai e shet sikur është emocion, shpërthim nacionalist, kosovardashës, Thaçi dashës, e shet si një gjë që lind nga ai dhe mbaron te ai. Duke njohur natyrën kalkuluese të Edi Ramës, s’e mendoj se është e thjeshtë. Kalkulimet u bënë kur shkoi bë Hagë. Këto manovrat për të rrëmbyer vëmendjen për opinionin publik në Kosovë, këto i ka luajtur si emocione të një partneri të Shqipërisë për një ish-partner të Kosovës, që tani ndodhet në një situatë të keqe në Hagë. Është anormale që Thaçi është në Hagë. Është në pritje të gjykimit për një akuzë për trafik organesh. Mund të procedohej në gjendje të lirë. Ata që e futën në burg thonë se ka rrezikshmëri se dëshmitarët mund të dëmtohen, pasi njihet influenca e Thaçit.”, tha Zheji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb