Analistët Skënder Minxhozi, Fatos Lubonja dhe Agron Gjekmarkaj komentuan akuzat për fshehjen e numrit të viktimave nga koronavirusi.

Në studion e emisionit “Real Story”, në News24, analistët thanë se akuza e opozitës duhet provuar, pasi vetëm me prova i mbyllet goja qeverisë.

Minxhozi: Ka dhe një rrethanë që doktori përkatës që shënon shkakun e vdekjes, është aq sovran, sa ka dhe një përgjegjësi penale. Nuk e ka zgjidhur dot askush ku fillon e para dhe ku e dyta. Mund të bëjmë komente, por është shumë e mundshme që t’ia fusim dhe kot. Akuza për numrin e vdekjeve duhet provuar, se të gjithëve iu mbyllet goja te prova. Opozita duhet t’i çojë provat, që thotë se i ka, një orë e më parë në Prokurori.

Lubonja: Është detyra jonë si gazetarë që të mos jemi as më opozitën, që me qeverinë, dhe t’i themi publikut të vërtetat. Unë e dëgjova Bashën dhe ajo që kërkova ishte investigimi. Ato 400 e ca emrat që ishin në listë, por që nuk janë raportuar si fatalitete, ishin ata që ishin me Covid, por nuk kishin vdekur nga Covid. Rama nuk hodhi asnjë argument që është gënjeshtër ajo e Lulzim Bashës, por vetëm shau.

Gjekmarkaj: Do ishte mirë nëse te Komiteti i Ekspertëve Edi Rama do të kishte futur edhe dy ekspertë që e shajnë atë. Për të dhënë idenë e unitetit, Komiteti duhet të kishte ekspertët më të mirë majtas dhe djathtas.

Lubonja: Duhet një instancë e pavarur që të kontrollojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb