SUEDIA

Vendi nordik zgjodhi një stratgji liberale të përballojë përhapjen e COVID-19 duke mos u shqetësuar shumë për pandeminë që kishte gjunjëzuar botën.

Suedia masën e vetme që mori ishte që të anulonte eventet dhe të evitonte grumbullimet masive ndërkohë kanë vijuar pa u ndërprerë aktivitetet ekonomike, shkollat, insititucionet publike e private, kafenetë dhe baret.

Por a ka funksionuar kjo strategji?

Suedia sot është vendi i 21-të në botë sa i përket të infektuarve me COVID-19 ndërkohë që numëron rreth 19 mijë të infektuar dhe 2 mijë e 274 viktima.

Po ashtu Suedia mban kryesimin për vendet nordike pasi Norvegjia, Finlanda, Danimarka apo Islanda kanë shifra shumë më të ulëta se Suedia.

Por pavarësisht kësaj Suedia, një nga vendet më të pasura në botë, me një nga mirëqëniet më të larta sociale dhe ekonomie këto shifra nuk përbëjnë emergjencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb